Duda Balje e garanton votën për Kurtin e Osmanin

Duda Balje nga subjekti politik boshnjak, Socijaldemokratska Unija (SDU), pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe U.D. Presidenten Vjosa Osmani, tha të kenë pasur një takim, siç e cilësoi ajo “shumë konstruktiv”.

“Unë kam dhënë përkrahje për formimin e qeverisë dhe për votimin e presidentes”, tha Balje në konferencën për media mbajtur pas takimit në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se nuk kanë vënë asnjë kusht për synuesin e shefit të qeverisë Albin Kurtin për ta votuar ekzekutivin e tij, pasi kanë konsideruar se e kanë marrë dritën e gjelbër për kërkesat e komunitetit boshnjak.