Dua Lipa në fjalimin e saj pasi fitoi çmimin 'Artistja më e mirë femër', Foto: 21Media

Dua Lipa u bën thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa i ka bërë thirrje diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

Lipa në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ka shpërndarë linkun e KQZ-së, që mundëson që qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Linku fillimisht është shpërndarë nga babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.

“Bëj që zëri yt të dëgjohet. Ju mund të votoni nga kudo që të jeni”, thuhet në këtë publikim.

Foto: Dua Lipa/ Intagram

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen te dielën e 14 shkurtit.

Ndërkaq, periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës do të përfundojë me 21 janar 2021, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë.