Dua Lipa duke performuar në natën e parë të "Sunny Hill Festival"2022. Foto:Emirjeta Vllahiu/BIRN

Dua Lipa thotë se nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Katar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka mohuar raportimet se ajo do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në futboll të FIFA-s në Katar.

Këngëtarja ka thënë se “do të presë me padurim të vizitojë Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet që ka bërë për të drejtat e njeriut”.

Katari është kritikuar për qëndrimin ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks, historikun e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e tij ndaj punëtorëve migrantë, raporton BBC.

Në shkurt 2021, The Guardian raportoi se 6 mijë e 500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur Katari fitoi ofertën për Kupën e Botës.

Megjithatë, qeveria e Katarit ka thënë se ky numër është mashtrim, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara ishin të njerëzve që punonin në projekte të lidhura me Kupën e Botës.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performojë dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të përformuar.

“Do të bëj tifo për Anglinë nga larg… Një dashuri, Dua”-ka shkruar Lipa, të dielën në Instagram.

Lipa, e lindur në Londër me prindërit nga Kosova nuk është emri i parë madhor që mendon të mos përformojë në Katar.

Homoseksualiteti është i paligjshëm në Katar, aty ku marrëdhëniet mes së njëjtës gjini mund të dënohen me dënim me vdekje./BBC