Dua Lipa fiton çmimin Grammy me albumin e saj të ri

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa mbrëmë në ceremoninë e çmimeve Grammy, ka fituar një nga gjashtë çmimet për të cilat ishte nominuar. Artistja fitoi çmimin për albumin më të mirë pop vokal “Future Nostalgia”.

“Future Nostalgia” për mua është e bota dhe më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra. Jam shumë falënderuese dhe e nderuar, sepse lumturinë e meritojmë të gjithë dhe është diçka për të cilën të gjithë kemi nevojë”, u shpreh Lipa.

Në këtë kategori, Lipa kishte konkurrentë këngëtarët Justin Bieber, Lady Gaga, Harry Styles dhe Taylor Swift.

Gjatë karrierës së saj, Dua Lipa ka fituar tre çmime Grammy.

Çmimi Grammy, ndahet nga Academy Awards për të njohur arritjet në industrinë e muzikës.

Ceremonia vjetore e prezantimit përmban shfaqje nga artistë të shquar dhe prezantimin e tyre.