Dronët në aksion kundër shoferëve kundërvajtës në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve, me qëllim të preventimit të aksidenteve  të trafikut.

Aksioni ka qenë i përqendruar në rajonin e Gjilanit.

“Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, është bërë e ditur në njoftim për media.

Sipas PK, gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore.