Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Driton Selmanaj nuk respekton rregullat e qeverisë së tij, takohet pa maskë me policët

Në takimin e mbajtur sot mes kryeministrit të vendit dhe dy zyrtarëve policorë të cilët mbetën të plagosur në krye të detyrës, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj.

Në këtë takim, të gjithë të pranishmit ishin të pajisur me maska si masë mbrojtëse kundër COVID-19.

Por, i vetmi që në këtë takim nuk kishte respektuar masat e qeverisë ishte zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, qeveria e së cilit kishte vendosur këto masa.

Ligji për pandeminë COVID-19 thotë se personi fizik i cili nuk respekton  vendimin e organit kompetent për mbajtjen e maskës dënohet me gjobë prej 35 euro.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar gjatë ditës së sotme dy zyrtarët policorë të cilët mbetën të plagosur me 28 janar të këtij viti pas një shpërthimi i cili ndodhi brenda një shtëpie në fshatin Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vdekur edhe një zyrtar tjetër policor.

Kryeministri Hoti takon policët e plagosur gjatë aksionit në Zhur të Prizrenit