Driton Muharremi jep dorëheqje nga KGjK

Ka dorëzuar sot dorëheqjen pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremi.

Muharremi së fundmi u përfshi në skandalin e disa audio-incizimeve të publikuara nga portali “Shqip.com”.

Sot gjatë ditës, Komisioni për Legjislacion sot ka iniciuar shkarkimin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës-së/gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Driton Muharremi, pas skandalit me përgjime që janë publikuar ditët e fundit.

Media online “Shqip.com” ka publikuar pjesë me audioinçizime të cilat pretendohet se janë përgjime të vitit të kaluar ndërsa në këto audioinçizime përmenden edhe dy mediume për të cilat tashmë ish-shefi i Inteligjencës Financiare Dardan Nuhiu, së bashku me një bashkëbisedues pretendojnë t’i blejnë për t’i shfrytëzuar më pas për shantazhe.

Në këto audioinçizime po pretendohet kapja e sistemit medial, zgjidhja e lëndëve në prokurori e gjykatë, si dhe ushtrimi apo ndikimi në lëndën e një personi të cilit ia kishin konfiskuar veturën.

Në audioiniçizimet e publikuara pretendohet të jetë i përfshirë edhe gjyqtari Driton Muharremi.

KALLXO.com sot sërish ka provuar të marr një qëndrim nga Muharremi, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

KALLXO.com dje ka raportuar se Prokuroria Speciale ka marrë kërkesë nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që të hetojë audio- incizimet të cilat janë publikuar nga media online “Shqip.com” e të cilat pretendohen se janë përgjime të vitit të kaluar.