Foto: Dritan Abazoviq, Facebook
Dritan Abazoviq publikon foto me tenistin Novak Gjokoviq, e quan "njeri të madh"
11.5.2023 - 22:04
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka publikuar sot një fotografi me kampionin serb të tenisit, Novak Gjokoviq.
Krahas fotografisë, ai ka shkruar se mbrëmë ka qenë një takim miqësor mes të dyve në stadiumin “San Siro” në Milano.
Abazoviq ka shkruar se të dy kanë përkrahur ekipe të ndryshme dhe se humbja e ekipit të preferuar të Gjokoviqit “nuk ndikoi në humorin e mirë të kampionit të botës dhe njeriut të madh si Gjokoviq”.
Mbrëmë u luajt ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Milanos dhe Interit, të cilën Milano e humbi 2-0 në shtëpi.
Tenisti serb është i renditur si numër një në botë në këtë sport. Ai ka fituar 22 gara Grand Slams.