Dritan Abazoviq për mediat serbe: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës! Ndihem mirë kur më thërrasin “çetniku shqiptar”

Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, në Malin e Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë një intervistë të bujshme për mediat serbe, ku ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga njohja e Kosovës si një shteti sovran dhe i pavarur, raporton Top Channel.

Partia që ai përfaqëson votohet nga shumë serbë në Malin e Zi, ndërsa Abazoviq është shprehur se për sa i përket çështjes së Kosovës nuk do të jetë kurrë pjesë e diskutimeve me Serbinë dhe nuk ka ndërmend t’i rikthehet asaj teme.

Ndërkohë për sa i përket termit që shumë i thërrasin “çetniku shqiptar”, ai ka thënë se ndihet mirë. Sipas tij “çetniku shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar sipas tij është sinonim i ndryshimit, le të mbetet  pjesë e kësaj fushate.

Qeveria e e Malit të Zi do të formohet nga koalicionet  “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardhë  e Zi”.

Pjesa nga intervista për gazetën “Kurir”:

Si ndiheni kur quheni “çetnik shqiptar”?

– Ndihem gjithmonë mirë, si kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë. “Çetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe më vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar është sinonim i ndryshimit, le të mbetet  pjesë e kësaj fushate.

Si të pajtojmë Malin e Zi të grindur? Mali i Zi dhe Serbia?

– Më së miri është të tregohet me shembuj personalë se njerëzit nuk po grinden, por që qeveria i ndan njerëzit për interesa personale. Nëse punojmë më shumë për integrimin, do ta kuptojmë lehtësisht njëri-tjetrin.  Kur nuk ka propagandë të synuar mediatike kundër dikujt, kur ju shtrëngoni duart me njerëz që mendojnë ndryshe, qëllimi nuk është të luftoni për shqiptarët, serbët, malazezët, por për njerëzit.  Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë janë të tensionuara sepse ky ishte interesi i partisë që ka qenë në pushtet deri më tani.  Unë jam i sigurt se një nga interesat më të rëndësishëm kombëtar të Malit të Zi është që të ketë një politikë më të mirë të mundshme të fqinjësisë

– Titujt në mediat e Beogradit sot – “Shqiptari Dritan Abazoviq vendos për të ardhmen e Malit të Zi”!  Si ndiheni në këtë rol?

– Nëse e kam atë përgjegjësi që nuk e prisja, se do të vendos për të ardhmen e Malit të Zi, unë e pranoj sfidën. Kam jetuar për një ditë që të ndodhë ndryshimi.

Cila është ëndrra jote?

– Mali i Zi në Bashkimin Evropian, për tu pajtuar dhe për të pasur një standard jetese shumë më të lartë se tani. Jam i sigurt se kjo ëndërr mund të bëhet realitet nëse veprojmë me përgjegjësi në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.

Nëse çështja e tërheqjes së njohjes së Kosovës është në agjendë në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, si do të reagoni?

– Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Unë madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen e parashikueshme që do të qetësonte tensionet dhe mundësonte procesin e pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jeta, biznesi …