Drita pret që të zhvillohet ndeshja kundër Linfield

Klubi futbollistik nga Gjilani Drita FC ka dhënë detaje pas kthimit nga Zvicra.

Ndeshja e vlefshme për parakualifikime për Ligën e Kampionëve ndërmjet klubit gjilanas dhe Linfild FC dështoi të zhvillohej pas telasheve me testet për COVID-19.

“Klubi jonë FC DRITA sapo ka arritur në Kosovë. Me kërkesë të shtetit zviceran, na është kërkuar që ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se të karantinohemi për 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet por që ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicrrane”, thuhet në njoftimit e klubit të Dritës.

Drita njoftoi se sot gjatë ditës do të kuptohet nëse ndeshja e pazhvilluar do të mbahet apo jo. Këtë do ta vendos UEFA/

“Me tu marr ky vendim, në koordinim me organizatorin e kompeticionit është vendosur që ndeshja mos të zhvillohet dhe në të kthehemi në Kosovë. UEFA gjithashtu na ka njoftuar që për fatin e ndeshjes ndaj Linfild FC do të venodsët sot(12.08.2020) nga komisioni i diciplinës së UEFA-së”, thuhet tutje në njoftim.

“Rregullat e UEFAS ishin të qarta që nëse një lojtarë rezulton pozitiv, lojtari do te izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdoj me ndeshjet, ndërsa kjo rregullore ka ra ndesh me rregullat e shtetit zvicrran, për të cilën gjë është dashur që ta mendojë mirë organizatori i kompeticionit që mos të na shfaqen probleme të tilla. Klubi jonë FC DRITA është tejet optimist që do të gjindet një zgjidhje nga UEFA në mënyrë që mos të demtohet asnjë skuadër”, thuhet në fund të njoftimit.