Adem Grabovci - Foto: KALLXO.com

Drita Hajdari flet për ‘rehatimin e dajës’ së Adem Grabovcit

Prokurorja speciale Drita Hajdari ka komentuar përgjimet e ashtuquajtura “Pronto” në bazë të së cilave ajo ngriti aktakuzë për disa politikanë në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin  Drejtësia në Kosovë ajo u pyet lidhur me një përgjim ku Adem Grabovci i kishte kërkuar  kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi punësimin e dajës.

Për prokuroren Drita Hajdari kjo thotë se ka qenë sfidë për shkak se të akuzuarit kanë refuzuar të flasin për përgjimet, duke zgjedhur të heshtin në Gjykatë.

“Vetë të akuzuarit refuzuan me dhanë ndonjë sqarim të logjikshëm dhe t’i justifikojnë këto biseda. Unë i kam ftuar disa herë, madje edhe në shqyrtim gjyësor. Tregoni, çka janë këto biseda. Nuk kam mundur unë të imagjinoj kush është ‘daja’, ‘dosti’, i madhi”, tha Hajdari.

Prokurorja Drita Hajdari ka njoftuar se është kërcënuar sot gjatës dhe e njëjta këto kërcënime i ka raportuar në Policinë e Kosovës.

Më poshët mund ta shihni intervistën e plotë të prokurores Drita Hajdari.

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’