Prokurorja Drita Hajdari dhe autori i emisionit "Drejtësia në Kosovë Kreshnik Gashi, Foto: KALLXO.com

Drita Hajdari: Do ta luftoj ‘oktapodin e krimit’ në Kosovë

Prokurorja e rastit ‘Pronto’, Drita Hajdari në një intervistë për  “Drejtësia në Kosovë” ka folur për për trajtimin e këtij rasti, ku të gjithë të akuzuarit u liruan nga akuzat nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokurorja Hajadari ka njoftuar se rastin do ta dërgoj në Gjykatën e Apelit, derisa ka shtuar se ajo do të luftojë kundër krimit në Kosovë që sipas saj ka marrë formën e oktapodit.

“Unë do ta dëshmoj vetën, unë do të luftoj deri në fund sepse siç kam potencuar disa herë, përkundër këtij oktapodit të krimit në Kosovë, unë do të luftoj për Drejtësinë në Kosovë. Le të flet kush çfarë të dojë”, ka thënë në mes tjerash prokurorja Hajdari.

Prokurorja Drita Hajdari ka njoftuar se është kërcënuar sot gjatës dhe e njëjta këto kërcënime i ka raportuar në Policinë e Kosovës.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të prokurores Drita Hajdari.

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’