Ilustrim

Drita e laserit mund të shkaktojë aksident ajror, flasin nga Agjencia Shtetërore e Navigacionit Ajror

Dritat e llaserit të drejtuara në drejtim të aeroplanit apo helikopterit mund të bartin pasoja të mëdha, pasi që ndriqimi i lartë si pasojë e llaserit mund të shkaktojë verbim të pilotit për disa sekonda gjë e cila mund të jetë shkak për aksident ajror.

Një pengesë e tillë me dritë të llaserit ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.

Në një prononcim për KALLXO.com zëdhënësi i Kontrollit të Trafikut Ajror (AShNA), Driton Ujkani, sqaroi se kabina në aeroplan duhet të jetë e errët në mënyrë që pamja jasht aeroplanit të jetë e qartë, mirëpo, kur kabina goditet nga drita e llaserit shkakton verbim tek piloti.

Ai thotë se llaserët kanë një fuqi të përcaktuar deri në sa lejohet të përdoren nga qytetarët, mirëpo ka persona të cilët kanë drita me fuqi më të lartë dhe mund të shkaktojnë problem në trafikun ajror.

Një gjë e tillë është më e theksuar gjatë fazës së aterimit por gjithashtu shkakton problem edhe në fazën e ngritjes dhe fluturimit.

“Faza e aterimit është faza më kritike. Drita është aq e fortë sa verbimi, kushtimisht, i pilotit nëse i bjen direkt në sy drita e llaserit, atëherë është problem ajo çështje e pamundësise për me mujt me pa kjartë zgjatë ndoshta me sekonda, kjo pra mundet me qenë problem”, sqaroi tutje ai.

Ujkani gjithashtu thekson se në Kosovë raste të sulmit me llaser ka pas edhe më parë dhe një gjë e tillë është e dënueshme me ligj.

“Drita e llaserit është sulm nëse i drejtohet fluturakes edhe është prej veprave penale që është e dënueshme edhe me burg, mirëpo në shumë raste mundet me rezultu që ka qenë përdorim prej të miturve që nuk e kanë ditë se çka mundet me shkaktu”, thotë ai.

Duke klikuar KËTU mund të gjeni më shumë informacione për rrezikun e dritës së llazerit për trafikun ajror.

 

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi hapësirën e Aeroportit të Prishtinës