Foto: Kosovo Olympic Comitee/Facebook

Drilon Ibrahimi përfundon garën e shenjëtarisë sportive, renditet i 46-ti

Olimpisti i Kosovës, Drilon Ibrahimi, ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Shenjëtari ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin e 46-të.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, Drilon Ibrahimi tha se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.

Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni.