Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dreshaj: Ministria e Diasporës është krijuar për t’i punësuar militantët

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gani Dreshaj, tha në “Kallxo Pernime” se Ministria e Diasporës është krijuar për t’i punësuar militantët e partive politike.

“Shumë kemi iniciativa të mira, por jam munduar që 6 muaj jam munduar me gjetë fillin e këtij lëmshi, por problem. Sa kam mujtë me lexu, është kriju edhe një agjenci se qysh me manipulu edhe ma shumë diasporën. Problemi më i vogël do të ishte pagesa e mësuesve”, tha fillimisht Dreshaj.

“Si shumë agjenci që janë krijuar edhe Ministria e Diasporës është agjenci për punësim të militantëve të partive. Këtë fat e pata edhe unë me i marrë 1 mijë e 50 euro që 6 muaj”, shtoi ai.