Dreshaj: LDK, PDK, AAK e kanë zhgënjyer diasporën

Anëtari dhe kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, në debatin për diasporën ka akuzuar LDK-në, PDK-në por edhe partinë e tij, AAK-në, që kanë zhgënjyer diasporën.

“Diaspora ka ekzistuar para se LDK, PDK, AAK e UÇK-ja. Kemi ekzistuar, nuk jemi bërë që 20 vite. Njerëzit kanë financuar për demonstrata të 1968, 1981, luftën. LDK ka bërë aq punë sa ka filluar diaspora ta urrejnë LDK. Rrugën e njëjtë e kanë vazhduar edhe PDK-ja edhe Kadri Veseli edhe Ramush Haradinaj. Na keni zhgënjyer neve diasporën”, u shpreh Dreashaj.

“Edhe Ramushi na ka zhgënjyer. Le t’i mbetet hatri kujtedo, unë po flas për diasporën”, tha Dreshaj kur u pyet që a është edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ai që e ka zhgënjyer diasporën.

“Kur t’i këputet shpresa diasporës, Kosova mundet me mbetë pa bukë”, u shpreh ai.