Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dreshaj i AAK-së: Shëndetësia s’ka qenë prioritet, me Haradinajn do të jetë

Kandidati i AAK-së për deputet, doktori Shemsedin Dreshaj në debatin për shëndetësi thotë se  deri më tani kjo fushë nuk ka qenë prioritet.

“Shëndetësia s’ka qenë prioritet fare. Ramush Haradinaj e ka prioritet tash shëndetësinë”, thotë Dreshaj.

Ai ka folur edhe për protokollet e shëndetësisë, që sipas tij nuk janë zbatuar deri më tani.

“Unë kam qenë pjesë e hartimit të listës esenciale të barnave. Protokolli shëndetësor e obligon ministrinë t’i siguroj barnat, mjekët t’i ndajë ato barna. Janë hartuar 7 protokolle, por asnjë nuk është zbatuar si duhet”, shtoi Dreshaj.