
Drenica po e mposht Ballkanin
02.5.2021 - 16:17
Drenica e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Ballkanit me rezultat 1-0.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm për skuadrën nga Skenderaj e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 19-të.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina është duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-2, me golat e Leutrim Bekteshit dhe Mankendës.
Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, Ballkani do të zhvendoset në pozitën e 3-të në tabelën e Superligës së Kosovës me 67 pikë.