Drenica fiton dhe merr kryesimin tabelor, Drita barazon me Ulpianën

Janë zhvilluar dy  duelet e para të xhiros së nëntë në BKT Superligën e Kosovës në Futboll, ku Drenica ka shënuar fitore të thellë përball Feronikelit ndërsa Drita është ndal në barazim nga Ulpiana.

Drenica fitoi me rezultat 4:0 dhe qysh në pjesën e parë, ekipi i Tahir Lushtakut shënoi tre herë në portën e Ferronikelit dhe një gol në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje, Drenica është liderë e Superligës me 17 pikë të grumbulluara.

Pos Drenica vs Ferronikeli dueli tjetër që u zhvillua sot ishte edhe ai ndërmjet Ulpianës dhe Dritës, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa ishte debutuesi i sivjetmë, Ulpiana, që shënuan të parët, por nuk arritën ta mbajë këtë rezultat deri në fund.