Drenasi nesër pa ujë të pijshëm për 11 orë

Nga ora 08:30 deri në orën 19:30 gjatë ditës së nesërme, qytetarët e Drenasit nuk do të kenë ujë të pijshëm.

Sipas komunikatës së Ujësjellësit “Prishtina”, kjo do të ndodhë për arsye se ky ujësjellës do të ndërpresë furnizimin me ujë në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.

Në komunikatë thuhet që ekipet teknike të Ndërmarrjes ” Ibër Lepenc” do të merren me rastin më fjalë dhe sipas tyre, ata do të bëjnë çmos që punimet të kryhen në afat sa më të shpejtë edhe pse pozicioni i punës është i vështirë.