Drenasi në balotazh

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në komunën e Drenasi do të shkojnë në balotazh Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin.

Duke iu referuar numrit të numërurara të votave, deri më tani Ramiz Lladrovci ka grumbulluar 45,45%, ndërsa Driton Ajazi 31,38%.

I treti ëshët renditur Fejzi Kiqina nga LVV me 16,50%. Ndërsa në radhë janë Xhavit Drenori nga Iniciativa Green për Drenasin me 4,05%, Arta Ahmeti-Xhylani nga AAK ka 1,76% dhe Anduena Gllareva nga LDK ka 0,86%.

Në këtë link mund të shihni rezultatet nga numërimi në kohë reale në të gjitha vendvotimet.