
Uji
Drenasi mbetet pa ujë për shkak të reshjeve të shiut
15.12.2022 - 15:32
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut, vendbanimet në Drenas kanë mbetur pa furnizim me ujë.
“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije” – thuhet në njoftim e kompanisë
Tutje, është bërë e ditur se kjo situatë do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.