Drenasi dhe Hani i Elezit me cilësi të dobët të ajrit

Cilësia e ajrit mëngjesin e sotëm është e pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës.

Kështu tregojnë të dhënat e Rrjetit shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Ajër të pranueshëm ka në fshatin Dardhishtë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, Palaj.

Ndërsa matësit e cilësisë së ajrit në Brezovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren tregojnë se cilësia e ajrit është mesatare.

Mirëpo cilësi të dobët të ajrit ka në Drenas dhe në Hani të Elezit.

Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.