Foto: REL/TASS

Drenas - Vidhet dyqani për shitje të armëve

Policia e Kosovës njofton se në Drenas një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij, i certifikuar për shitje të armëve dhe nga aty janë vjedhur armë (Pistoleta).

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:23.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime.