Drenas, vështirësohet qarkullimi në disa zona pas vërshimeve

Komuna e Drenasit ka njoftuar se është vështirësuar qarkullimi në disa zona pas reshjeve të dendura të shiut.

“Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët, se pas të reshurave të vazhdueshme të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura dhe te rrethi në dalje të qytetit, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë zonat ku ka rrezik qarkullimi” – thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Sipas njoftimit të lëshuar në rrjetin social Facebook, thuhet se ekipet Emergjente janë në terren dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, është duke bërë debllokimin e kanalizimeve, aty ku është bllokuar.

“Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u bën thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë më të dendura. Lladrovci ka kërkuar që qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga të reshurat e dendura të shiut” – thuhet në njoftim.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me vërshimet në Kosovë.

Kosova në vërshime