Drenas, vdes këmbësori që u godit nga një veturë

Një qytetar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga goditja nga një veturë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur sot në orët e pasdites në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se këmbësori nuk ka mundur t’u përballojë plagëve.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i Madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë” – ka thënë ajo.

Tutje ajo ka njoftuar se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ahmeti ka thënë se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.