Drenas, theret me thikë një i mitur

Një person është arrestuar në Drenas, pasi ka therur me thikë një të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF dhe pas trajtimit është intervistuar.

Gjithashtu njësiti policor ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, tek i dyshuari është konfiskuar thika dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 16:00.