Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit

Drenas, sigurohen 27,500 kg miell për familjet në asistencë sociale

Donatorë, biznese private e asamblistë të komunës së Drenasit kanë siguruar 27.5 tonelata miell për familjet në asistencë sociale, të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në këtë komunë.

Sipas një njoftimit të Komunës së Drenasit, shpërndarja e miellit do të fillojë që nga dita e nesërme duke filluar nga ora 10:00, fillimisht në shkollën e fshatit Tërstenik, ndërsa më pas do të vazhdohet në vendbanime të tjera.

Gjithashtu shpërndarja e miellit do të bëhet nën mbikëqyrjen e komisionit komunal.

Donatorët që e kanë siguruar këtë sasi të miellit janë ‘Fer Petrol’, ‘Fatosi’, ‘Keramika’, ‘Real’, ‘Fontana Bar’ dhe Qendrim Mulaj.