Drenas, sekuestrohen pajisje për prodhim të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB si dhe 2 procesorë të përdorur.

Sekuestrimi i këtyre pajisjeve erdhi pasi njësitë policore nën dyshimin se është duke u bërë kontrabandë me mallra kanë ndal një automjet. Në momentin kur automjeti është ndal, automjeti ishte ngarkuar më këto pajisje.

Ngjarja ka ndodhur në Drenas rreth orës 00:19 minuta pas mesnate.

Vetura së bashku me pajisjet janë sekuestruar dhe lidhur me trajtimin e rastit ka vazhduar Dogana e Kosovës.

Po ashtu pos Doganës lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.