Drenas, aksioni i opozitës. Foto: KALLXO.com.
Drenas, opozita me aksion kundër dhënies në shfrytëzim të pronës ku ndodhet objekti i Shtëpisë së Kulturës
19.9.2024 - 11:55
Opozita në Drenas ka dalë me një aksion kundër propozimit që objekti ku ndodhet Shtëpia e Kulturës të rrëzohet e t’u jepet bizneseve për ndërtim.
Për të kundërshtuar vendimin, opozita në Drenas ka vendosur pankarta në hapësirat dhe rrethojat e objektit të Komunës së Drenasit më 19.09.2024.
Më 19.09.2024 është thirrur seanca e Kuvendit të Komunës së Drenas, në të cilën do të diskutohet dhe propozimi për dhënien e pronave komunale për shfrytëzim për 99 vjet, për ndërtime.
Në mesin e këtyre pronave, sipas opozitës është edhe objekti ku ndodhet Shtëpia e Kulturës.
Opozita po e kundërshton dhënien e pronave publike për shfrytëzim për 99 vjet, veçmas objektin e Shtëpisë së Kulturës.