Drenas, një grua sulmohet fizikisht nga një burrë

Një grua në Drenas ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.