Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Drenas, një burrë gjendet pa shenja jete në lokalin e tij

Dje rreth orës 11:20 një burrë nga Drenasi dyshohet të jetë gjetur pa shenja jete në katin e dytë të lokalit të tij.

Sipas policisë, familjarët kanë dërguar viktimën pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’ nga ana e policisë.