Ilustrim

Drenas, ndalohen dy të dyshuar për privim të kundërligjshëm nga liria, lëndim trupor e sulm

Hetuesit policorë të stacionit të Drenasit sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat penale: privim i kundërligjshëm nga liria; lëndim trupor; sulm, dhe – asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar nga ankueset, sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë  mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.

Në njoftim Policia thotë se të dyshuarit janë: V.M., 30-vjeç, dhe B.S., 32-vjeç, të dy shtetas të Kosovës.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer veprimet e  nevojshme para se rasti të procedohet më tej.