Lojera Fati, Kazino, Ilustrim

Drenas - Mbyllet një lokal ku luhej bixhoz ilegal

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë një aksion në Drenas, ku kanë bastisur një shtëpi të një personi me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në aksionin i cili ka ndodhur rreth orës 19:35 në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 13 shtëpiza kompjuteri, një lexues i tiketave të lojërave si dhe bileta të lojërave të fatit e lojëra të ndryshme.

Megjithatë, policia ka shtuar se nuk është arrestuar ndonjë person dhe lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë.