Drenas, kërcënohet nga disa persona në oborr të shtëpisë

Një burrë e ka informuar Policinë e Kosovës se disa persona kanë hyrë dhe e kanë kërcënuar në oborrin e shtëpisë së tij, dje në Drenas.

Policia njofton se në vendin ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te prokurorit rasti është iniciuar si ‘Kanosje’. Rastit është duke u hetuar nga njësitë  relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.