Ilustrim

Drenas, kaplohet nga zjarri shtalla e bagëtive e pastaj edhe një shtëpi

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga zjarri është përfshirë fillimisht shtalla e bagëtive e pastaj edhe shtëpia e një familjari të tij i cili jeton jashtë vendit.

Incidenti ka ndodhur dje në fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit, rreth orës 16:45.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale vlera e të cilave nuk dihet.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.