Foto: Ilustrim

Drenas, ia vjedhin lopët në ahur

Një rasti i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fshatin Gradicë të Drenasit.

Rasti është raportuar dje rreth orës 8:00.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në  stallën e tij të shtazëve dhe nga aty i kanë vjedhur dy kafshë shtëpiake (dy lopë).

Rasti është duke u hetuar.