Drenas: Hajni kërcen nga kati i dytë

Një tentativë vjedhjeje është regjistruar dje në mesditë në Qendrën e re tregtare në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë dy dyshuar ishin futur në pikë të ditës për të kryer vjedhje në këtë qendër ndërsa gjatë intervenimit të policisë njëri prej tyre ka kërcyer nga kati i dytë i ndërtesës. Policia ka njoftuar se nga ky veprim i dyshuari ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për tretman në QKUK.