Ilustrim

Drenas, hajnat i vjedhin në shtëpi dy armë gjuetie

Një qytetar ka raportuar dje në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një të afërmi dhe kanë vjedhur  dy armë gjuetie dhe municion.

Rasti ka ndodhur në Drenas.

Këto armë sipas ankuesit kanë qenë brenda shtëpisë ndërsa pronari jeton jashtë vendit.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me ndonjë person të identifikuar ndërsa ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.