Drenas Sheshi

Foto: Denis Sllovinja / Kallxo.com

Drenas, gruaja raporton në Polici se është goditur nga burri i saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje pasdite në qytetin e Drenasit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka goditur fizikisht.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.