Drenas, gjendet një mjet shpërthyes

Një person në fshatin Baicë të komunës së Drenasit ka raportuar se në një fushë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas Policisë, njësitë përkatëse për deminim të FSK-së dhe të KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:00.