Foto: Ilustrim

Drenas, gjashtë persona rrahen në mes vete

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 ka arrestuar gjashtë persona në fshatin Zabel i Poshtëm të Drenasit, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete me mjete të forta.

Sipas njoftimit të Policisë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë prej tyre janë mbajtur në ndalim policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.