Ilustrim

Drenas - Dy të dyshuar ia hedhin shishen me benzinë brenda objektit

Një person nga Drenasi (Gllogoci) ka raportuar se dy persona (njëri i mitur) e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë hedhur dy shishe me benzinë në brendi të vendpunimeve.

Në raportin e Policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse tjetri gjendet në arrati.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:45, ndërsa rasti sipas Policisë është duke u hetuar.