Ilustrim

Drenas, dy persona të dyshuar për COVID-19 nuk respektojnë vetizolimin

Dy persona nga fshati Zabel i Ulët në Drenas nuk kanë respektuar udhëzimin për vetizolim pas dyshimeve për COVID-19.

Sipas policisë, të dyshuarve iu është hapur rast për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Në Kosovë deri më tani janë të infektuar 6680 persona nga COVID-19, prej tyre 3614 janë shëruar dhe 164 kanë vdekur.