Ilustrim

Drenas, dy gra sulmohen fizikisht nga dy burra

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy burra.

Sipas njoftimit, të njëjtat kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

Rasti, sipas forcave të rendit, ka ndodhur më 9 dhjetor në mbrëmje.

Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor” – thuhet në njoftim.