Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Drenas, babai me të birin dyshohet se rrahën vajzën e familjes

Policia e Kosovës i ka arrestuar babë e bir nën dyshimin për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Drenas, rreth orës 21:40.

Të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar vajzën respektivisht motrën.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.