foto: Ilustrim

Drenas, arrestohet për vjedhje të materialit ndërtimor

Një burrë në Drenas është arrestuar dje për vjedhje.

Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 15:00, në lidhje me një vjedhje të cilën e kishte kryer një ditë më herët.

I dyshuari sipas policisë në një depo të materialit ndërtimor kishte vjedhur material.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.