Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Drenas, arrestohet pas keqtrajtoi djalin e tij të mitur

Një i dyshuar është arrestuar dje për keqtrajtim të djalit të tij të mitur në Drenas.

Në raportin e Policisë thuhet djali ishte larguar nga shtëpia për t’i ikur keqtrajtimit nga prindi i tij.

Sipas Policisë i dyshuari fillimisht e kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, ndërsa më vonë i dyshuari ishte paraqitur në Polici së bashku me djalin, për të lajmëruar se djali ishte kthyer. Policia më pas janë njoftuar me arsyen e largimit të djalit.

I mituri është dërguar në strehimore.

I dyshuari  me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.