Ilustrim

Drenas, arrestohet i dyshuari, në gjendje të dehur kanosi me vrasje prindërit

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë raportuar në: Prishtinë, Drenas, Obiliq, Ferizaj dhe Pejë.

Një burrë në Drenas, është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur me vrasje prindërit e tij.

Sipas njoftimit, i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e veturës, i ka kanosur ata.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i mitur.

Sipas njoftimit, i dyshuari ë pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit, ndërkohë që është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Obiliq një burrë është arrestuar nën dyshimin se shkak të një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshorten e tij, ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 6 fishekë dhe 2  gëzhoja të armës së njëjtë, një sëpatë dhe një thikë.

Ngjarja ka ndodhur dje.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në Ferizaj, Policia ka njoftuar se është një grua është arrestuar nën dyshimin se fillimisht djalin e saj, e ka larguar nga dhoma dhe e ka kanosur se nëse futet në dhomë do ti bëj keq vetes apo ndokujt.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Një grua në Vitomericë të Pejës, ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e saj.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është hasur nga policia”- thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.