Foto: KALLXO.com Ilustrim

Drenas, arrestohet i dënuari me 4 vite burgim për vjedhje të rëndë

Një person sot është arrestuar nga forcat e rendit në fshatin Korreticë e Ulët të Drenasit.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti ishte i dënuar me 4 vite burgim për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit, i njëjti kishte një fletarrestim nga Gjykata.

“Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës. Aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e Ulët, ku është arrestuar L.R. 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë. Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.